Inxhinieri strukturore · Dokumentacion · Topografi · Dron

Nga projekti te certifikata e përdorimit.

Projektim dhe kontroll strukturor sipas Eurocode, dokumentacion i plotë ndërtimi, matje topografike me GPS, filmime me dron dhe ndjekje punimesh. Një partner i vetëm për objektin tuaj.

EurocodeEC2 · EC8 · standardet europiane
6fusha shërbimi
SQ · ENkomunikim shqip dhe anglisht

Shërbimet

Gjithçka që i duhet një objekti, nga trualli deri te dorëzimi.

Inxhinieri strukturore

Modelim në ETABS, llogaritje sipas EC2/EC8 dhe vizatime armimi.

  • Projekt konstruktiv për vila dhe banesa
  • Ekspertizë për objekte ekzistuese
  • Shtesa katesh dhe rikonstruksione

Dokumentacion ndërtimi

Dosje të plota dhe të sakta, të përgatitura sipas procedurave shqiptare.

  • Leje ndërtimi dhe fillim punimesh
  • Kolaudim dhe certifikatë përdorimi
  • Akte kontrolli dhe dosje teknike

Preventiva dhe matje

Kosto e qartë para se të nisni dhe kontroll i saj gjatë punës.

  • Preventiva dhe analiza çmimesh
  • Libreza masash
  • Situacione mujore pune

Topografi me GPS

Matje të sakta me GPS të specializuar.

  • Rilevim i truallit dhe plan vendosjeje
  • Piketim aksesh dhe kuotash
  • Volume gërmimi dhe mbushjeje

Filmime me dron

Pamje nga ajri për shitje, dokumentim dhe inspektim.

  • Video promocionale për vila dhe apartamente
  • Ortofoto dhe model 3D i terrenit
  • Inspektim çatish dhe fasadash

Ndjekje punimesh

Kontroll i cilësisë dhe i progresit në kantier.

  • Vizita periodike në kantier
  • Raporte me foto dhe video
  • Ndërtime dhe rikonstruksione me partnerë
Për shqiptarët jashtë vendit

Po ndërtoni në Shqipëri nga larg?

Ne jemi sytë tuaj në kantier. Çdo muaj merrni një raport të qartë: çfarë u ndërtua, sa kushtoi dhe nëse po ndërtohet si duhet.

Kërkoni paketën
  • Video me dron dhe foto nga kantieri
  • Situacion progresi dhe kontroll faturash
  • Kontroll teknik i punimeve sipas projektit
  • Ndihmë me lejet dhe dokumentacionin

Si punojmë

Proces i thjeshtë dhe transparent.

Kontakti

Na shkruani në WhatsApp ose email me detajet e objektit.

Oferta

Brenda 48 orëve merrni ofertë me afat dhe çmim të qartë.

Puna

Punojmë me metoda moderne dhe ju informojmë në çdo fazë.

Dorëzimi

Dokumente të kontrolluara, gati për përdorim ose për firmë.

Pse Loca Engineering

Standarde europianeÇdo llogaritje bëhet sipas Eurocode, me theks te sizmika (EC8).
ShpejtësiMjete dixhitale dhe automatizim që shkurtojnë afatet pa ulur saktësinë.
Njohje e proceduravePërvojë e drejtpërdrejtë me dosjet dhe proceset shqiptare të ndërtimit.
SaktësiÇdo vlerë kontrollohet dy herë dhe ka burimin e saj.
International

Structural support for design studios

ETABS modelling, EC2/EC8 calculation reports, reinforcement drawings and bills of quantities for residential projects, delivered fast and ready for review and signature by your licensed engineer.

Request a quote

Kontakt

Na tregoni për objektin tuaj. Përgjigjemi brenda ditës.